Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 19:39

Sipas disa raportimeve tё ndryshme, kёngёtarja Lauryn Hill, 36-vjeçare, gjatё kёsaj fundjave nxorri nё jetё fёmijёn e saj tё gjashtё.

Sipas njё burimi tё afёrt tё Lauryn Hill, gjatё lindjes ka pasur disa komplikacioni pasi fёmija ka lindur me kordonin umbelikal rreth qafёs. Por, mёsohet se tani tё dy janё nё gjendje tё mirё shёndetёsore.

Emri i fёmijёs si dhe atёsia e tij nuk janё bёrё ende tё ditur. Gjithashtu edhe marrёdhёnia e saj me Rohan Marley, djalin e Bob Marley, ёshtё e paqartё. Tё martuar prej shumё vitesh, por nё njё marrёdhёnie ku shpesh janё ndarё dhe lidhur sёrish, tani nuk dijmё si ta pёrkufizojmё saktёsisht lidhjen e tyre. Rohan ёshtё babai i pesё fёmijёve tё saj tё tjerё.

Ndёrkohё qё vetё Rohan Marley ka publikuar nё profilin e tij se i uronte gjithё tё mirat Znj. Hill pёr fёmijёn e saj tё gjashtё, qё nuk ishte i tiji. Nga ana tjetёr, sipas burimeve tё CNN, kёngёtarja ka pёr ta quajtur djalin e saj “Djaloshi Marley”!!!

Pёrpara 1 muaji gjatё njё koncerti, Lauryn pati dhёnё njoftimin se priste njё fёmijw dhe se pёr disa kohё do t’i shkёputej skenёs pёr t’iu kushtuar fёmiut. (LajmeShqip.com)