Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 10:30

Njё çёshtje e pazgjidhur ndёrmjet dy kolegeve.

Kёngёtarja Ana Tatangelo ka patur njё sezon televiziv mjaft tё ngarkuar: nisur me pjesёmarrjen e shumёpёrfolur si gjyqtare nё “X Factor” dhe duke shёnuar majёn nё skenёn e Aristonit ku performoi kёngёn e saj “Bastardo”.

Tani kёngёtarja dhe partnerja e tё famshmit Gigi D’Alessio, ka nxjerrё librin autobiografik tё saj, tё quajtur “Vajza e Periferisё”. Dhe nё kёtё libёr tregohet njё detaj i cili po pёrflitet shumё: mashtrimi qё kёngёtarja e mirёnjohur, madje shumё e dashur pёr publikun shqiptar, Laura Pausini, i ka bёrё Tatangelos.

 

Nё libёr thuhet se revista “Chi” shkruante se kёngёtarja nuk kishte mundur tё merrte pjesё nё koncertin e madh “Amiche per l’Abruzzo” pёr shkak tё gripit tё menjёhershёm qё e kishte zёnё. Por realiteti ka qёnё ndryshe. Çfarё ka ndodhur nё tё vёrtetё me Pausinin?

 

Sipas Tatangelos çdo gjё ka qёnё shumё mirё ndёrmjet dy kёngёtareve deri nё momentin qё Pausini nuk ia kishte kthyer diskun me kёngёn provё tё saj. Disk i cili mё vonё doli me njё tekst tё shtrembёruar, tё kёnduar nga fansat e saj, ku Tatangelo shahej dhe tallej prej tyre. Kёshtu kёnga e saj u dogj, pasi muzika ju vodh dhe u pёrqesh.

 

Pёr kёtё arsye kёngёtarja e mirёnjohur italiane, Ana Tatangelo, thotё se nuk e konsideron Pausinin shoqe, pёrkundrazi mezi pret qё njё ditё tё sqarojё me tё kёtё çёshtje tё lёnё pezull.