Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 11:36

Ka kohë që Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë “ankuar” se ata nuk po mund të kalojnë shumë kohë me njëri tjetrin, për shkak të angazhimeve të shumëta dhe largësisë që kanë ndaj njëri tjetrit.

Duket se kjo po u kushton shtrenjtë në lidhjen e tyre, të cilës siç raporton Daily Mail, i ka ardhur fundit.

“Ata janë vazhdimisht shumë larg njëri-tjetrit dhe për shkak të angazhimeve të shumëta, nuk kanë kohë të jenë pranë njëri tjetrit”, ka thënë një burim për D.Mail.

Çifti ka qenë i lidhur prej pesë vitesh.