Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 12:53

Ivan Novak, anëtar i Laibach, thotë se ky është një hap i madh për njerëzimin.

Duket se kanë bërë historinë, përderisa thonë se janë grupi i parë ndërkombëtar që ka koncertuar në ambientin goxha të vështirë të jetesës në Korenë e Veriut.

Grupi slloven Laibach ka dhënë kështu koncertin e tij për 80-të minuta në Pyongyang, duke performuar rokun e tyre më të lehtë evropianë dhe meloditë tradicionale.

Ivan Novak, anëtar i Laibach, thotë se ky është një hap i madh për njerëzimin.

“Mendoj se bëmë më shumë se që pritëm. Ky është hap i madh për njerëzimin dhe për këtë shtet” tregon Novak. Ndërkohë, BBC ka intervistuar disa prej shikuesve në këtë koncert.

 “Është ndryshe prej shijes sonë, por është mirë të dëgjosh meloditë tradicionale” thotë një shikuese. Një tjetër thotë se është mirë të dish që në botë ka edhe kësi lloj muzike.