Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 16:51

Analistë të ndryshëm janë shprehur se Gaga me paraqitjen e saj prej një mashkulli ka qënë vërtet turpëruese. Nuk do të ishte e çuditshme sikur kjo gjë të ndikonte edhe në karrierën e saj.

Këngëtarja mori pjesë në këtë spektakël e veshur si një mashkull, në karakterin e Jo Calderones.

Aktrimi i saj ka qënë i tillë gjatë gjithë mbrëmjes dhe ka qënë aq mahnitës, sa shumë njerëz që e kanë parë tani mund të jenë në dyshim për seksualtetin e Gagas. Për ta bërë më të bindshëm karakterin që po shfaqte, ajo ka veshur madje edhe një penis plastik, për t’u dukur fizikisht sa më shumë mashkull!

Ajo edhe kur është ngjitur në skenë për t’i dhënë çmimin Britney Spears, edhe kur ka kënduar dhe pranuar çmimin që i është dhënë ka performuar sikur Gaga në karakterin e saj nuk ekzistonte. Kur është ngjitur në skenë për të marrë çmimin ‘Best Female Video “Born this Way”’ ajo ka thënë:

“Jam shumë i kënaqur për të pranuar këtë çmim sot, pasi Gaga nuk është sot këtu… E di që po të kishte qënë këtu do të kishte dashur të falenderonte monstrat e saj të vegjël.” (LajmeShqip.com)