Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 07:53

Me kёngёn ‘Juda’ ёshtё tallur gjatё gjithё javёs sё shenjtё tё Pashkёve me katolikёt.

Provokuesja e muzikёs pop, Lady Gaga i ka fyer shumё katolikёt me kёngёn e saj. Nё kёtё kёngё ajo i kёndon dashurisё sё saj pёr Judёn, apostullit famёkeq qё tradhёtoi Jezusin.

“Gjithmonё ёshtё treguar e paduruar me fenё tonё”, ёshtё shprehur zёdhёnёsi i Lidhjes Katolike dhe tё Drejtave Civile dhe Fetare.

Ylli 25 vjeçar i popit qё ёshtё rritur me njё edukim katolik, ka ndjekur shёmbullin e Madonnёs dhe Sinead O’Conner- tё dyja tё rritura si katolike tё cilat kanё pёrdorur imazhet fetare gjatё performancёs sё videove tё tyre.

Kujtojmё se O’Conner e tёrboi Bordin Lindor tё Katolikёve me grisjen e fotografisё sё Papёs Gjon Pali i Dytё duke e quajtur atё ‘djall’ gjatё “Saturday Night Live” mё 1992.

Ndёrsa nё vitin 1989 Madonna u dёnua nga Vatikani pёr kёngёn e saj ‘Like a prayer’, tek videoja e sё cilёs pёrfshiheshin kryqe qё digjeshin, Stigmata, dhe njё puthje pasionante me njё shenjtor.

Diçka tё ngjashme ka bёrё edhe Lady Gaga gjatё performancёs sё saj duke u shfaqur nё fillim e veshur si murgeshё dhe me vonё duke ngrёnё nё skenё varёsen tipike tё katolikёve, rozarion.

Dedikimi i vargjeve pёr Judёn, ёshtё akti i saj mё i egёr deri mё sot.