Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 13:17

Të gjithë ata që e njohin këngëtaren Gaga, do e kuptojnë që një paraqitje me veshje normale, për të përbën diçka të jashtëzakonshme.

Të mësuar për ta parë të shfaqet gjithnjë me veshje ekstravangante dhe nga më të çuditshmet, kësaj here ajo na ka shokuar me paraqitjen e saj me veshje normale.

Teksa dilte dje për drekë në Beverly Hills, ajo i ka habitur paparacët që e fotografonin.

Gaga e veshur me këpucë me takë normale, me fustan shumë të zakonshëm dhe me një palë syze normale… Çfarë i ka ndodhur?! (LajmeShqip.com)