Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 11:07

Këngëtarja Lady Gaga është rrëfyer tek revista Elle për gjërat e saj më të rëndësishme: lidhjet e saj, dyshimet tek vetja.

Lady Gaga është shprehur jo vetëm për modën dhe muzikën, por gjithashtu edhe për lidhjet e saj, dyshimet që ka për veten, dhe për gjërat për të cilat ajo është penduar.

Gaga ka ndarë disa nga sekretet e saj për revistën Elle dhe gjithë fansat e saj.

“Kam patur lidhje disi abuzive. Kam frekuentuar meshkuj shumë më të mëdhenj se unë. Isha 15 vjeçe dhe ato ishin 30… gjë të cilën nuk jua rekomandoj. Kurrë nuk kam qenë mjaftueshmërisht e guximshme për të qenë personi që jam sot,” ka rrëfyer Gaga.

“Adhuruesëve të mi nuk u intereson se si jam unë, kjo është çfarë pëlqej nga ato. Atyre nuk u intereson nëse unë jam një femër apo një mashkull, ose një feniks apo një sirenë. Atyre nuk u intereson.Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë. Nëse nuk do të kisha bërë ekzaktësisht atë çfarë kam bërë gjatë jetës sime, nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë nuk kam frikë,” është shprehur ajo për fansat e saj që i quan “Përbindëshat e Vegjël”.

“Shumë njerëz me të vërtetë që nuk e pëlqejnë atë çfarë unë bëj, apo mënyrën se si unë këndoj, apo llojin e muzikës që unë bëj. Por disa nga këto njerëz e admirojnë përkushtimin tim ndaj punës. Dhe kjo gjë për mua është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” ka përfunduar ajo duke shprehur se si i pëlqen të kujtohet nga të tjerët. (LajmeShqip.com)