Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 16:05

Shqetësimet me të ushqyerit kanë qënë shumë të shpeshta në jetën e Lady Gaga-s. Ajo ka vuajtur nga bulimia në vitet e adoleshencës.

Në momentin që bulimia filloi të përbënte një rrezik për zërin e këngëtares, në atë moment Lady Gaga vendosi ta luftonte këtë sëmundje.

Ajo rrëfen se kishte probleme me buliminë në kohët kur me të vërtetë i mungonte vetëbesimi. Edhe pse i ati në atë kohë mundohej që ta detyronte atë të hante më tepër, diva e popit rrëfen se e villte çdo gjë pasi hante. Dhe në atë moment kur bulimia filloi të rrezikonte zërin e saj, Lady Gaga vendosi që të merrte masat e duhura dhe të hante pak më tepër. Ajo thotë, “Më përkeqësoi zërin, kështu që më duhej ta ndalja gjithë këtë katrahurë, pasi acidi në kordat zanore ndikon shumë.”

Pas kësaj eksperience që ajo ka kaluar, tani dëshiron që t’i inkurajojë ato femra që vazhdojnë të vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo shprehet:

“Dua t’i them të gjitha vajzave që dietat ekstreme nuk janë të mira, pasi ato i sëmurin. Ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe ta doni veten tuaj më shumë se çdo njeri tjetër.” (LajmeShqip.com)