Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 12:48

Ishte i pashmangshёm dёmtimi serioz i kёngёtares pas rёnies qё pёsoi nё skenё gjatё njё koncerti mbrёmё nё SHBA.

Edhe pse takat shumë të larta janë pjesë e pandarë e stilit të Lady Gaga, sigurisht që nuk janë këpucët e duhura për një performancë live.

Duke performuar pёrpara mijёra fansave tё saj dje nё Houston, Texas, ylli i pop-it ishte duke vendosur kёmbёn mbi piano kur humbi ekuilibrin dhe u rrёzua pёrtokё.

Lady Gaga kishte vënë njërën këmbë sipër pianos dhe tjetrën sipër stolit në momentin kur taka rrëshqiti dhe ajo përfundoi poshtë pianos me shpinё dhe kёmbёt pёrpjetё. Nё atё moment kёngёtarja ishte nё pёrfundim tё kёngёs ‘You and I’, por si profesioniste qё ёshtё Lady Gaga u ngrit nё kёmbё menjёherё dhe pёrfundoi lёvizjet e fundit tё koreografisё.

Episodi ndodhi gjatë koncertit në Houston, pjesë e turit Monster’s Ball.

Pёr mё shumё mund ta vizitoni nё: http://www.youtube.com/watch?v=p0__HxHjlwY