Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 17:27

Sipas tabloidit amerikan Radar Online, këngëtarja Gaga ka hyrë në një marrëdhënie pasionante me aktorin e serialit të famshëm “The Vampire Diaries”, Taylor Kinney.

Të dy kanë hyrë në kontakt me njëri-tjetrin nga fundi i korrikut, gjatë xhirimit të klipit të këngës së saj “You and I”. Dhe që prej atyre ditëve ata janë bërë të pandashëm. Madje ata janë parë bashkë në plazhin e Kalifornisë më 4 shtator duke pozuar për Johnny Walker. Sipas dëshmitarit të Radarit Online ata të dy kanë qënë shumë pasionant në prekjet e tyre dhe çuditërisht Gaga dukej mjaft e ëmbël.

Nëse dëshmitë e tyre janë të vërteta, urojmë që kjo romancë të shkojë sa më mirë për të dy. (LajmeShqip.com)