Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 15:00

Lady Gaga sot ka publikuar klipin më të ri të albumit të saj Born This Way.

Klipi i këngës “Marry The Night” është më i gjati që Gaga ka realizuar ndonjëherë, 13 minuta dhe 47 sekonda, dhe e shfaq atë në situata të ndryshme toples.

Klipi i saj i çuditshëm e shfaq atë topless duke ngrënë drithra si dhe duke lyer flokët me ngjyrë blu, apo edhe duke folur në telefon.

Për këtë klip 25 vjeçarja është shprehur se është një autobiografi e saj, gjithçka që i përket të kaluarës së saj dhe se skenat nudo personifikojnë momentet e saja më të vështira në jetë dhe që nga pikëpamja e saj janë më të sinqertat me të gjithë shikuesit. (LajmeShqip.com)