Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 16:15

Nё nder tё kёngёtares qё u paraqit nё ishullin aziatik, qyteti i Taichung e shpalli ditёn e djelё si ‘Dita e Lady Gagas’.

Kёngёtarja e muzikёs pop do tё qёndrojё pesё ditё nё Taiwan pёr tё promovuar albumin e saj ‘Born This Way’ dhe duket sikur tё gjithё duan tё festojnё bashkё me tё.

Kryetari i komunёs sё Taichung pati organizuar edhe njё shfaqje nё nder tё saj me fёmijёt e shkollave qё kёrcenin valle tradicionale pёr tё.

Madje edhe fustani qё Gaga kishte veshur gjasonte me stilin e taivanezёve.

Me siguri qё dashamirёsit e saj atje, nuk kanё pёr ta lёnё tё largohet! (LajmeShqip.com)