Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 11:20

Tashmë ka marrë fund historia e dashurisë mes yllit të popit Lady Gaga dhe të dashurit të saj, aktorit Taylor Kinney. Të dy kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes që zgjati dy vjet. Gaga për momentin preferon që t’i përkushtohet më tepër karrierës së saj.

Një vendim egoist nga ana e Gagas, e cila përveçse suksesit të korrur deri më tani kërkon të lërë menjanë aspektin sentimental dhe t’i përkushtohet totalisht karrierës. Revista ‘Us Weekly’ ka raportuar ‘goditjen’ e fundit që kishte marrë Gaga dy vite më parë kur kishte patur një dashuri me shikim të parë me aktorin Kinney gjatë xhirimeve për klipin “You and I”.

Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ka zënë në befasi jo vetëm fansat e saj por edhe ato që shkruanin rreth këngëtares së famshme. Gaga i ka thënë mjaft lidhjes së saj, duke bërë si qëllim kryesor të ndarjes së saj pasionin për punën. Ndërkohë që këngëtarja po shëtit botën me shfaqjet e saj të shumta, kërkon që të ketë edhe pak kohë për albumin e saj më të ri.

Ideja e të pasurit në shtëpi një të fejuar i cili e pret me padurim ardhjen e saj, nuk përkon me atë ç’farë ajo kërkon. Këtë ide e ka përforcuar më tepër një mik i saj kur ka thënë:

“Gaga e ka kuptuar tashmë që është e pamundur që të kesh njëkohësisht një lidhje dhe të udhëtosh gjithë kohës. Gjithashtu, ajo edhe pse do të jetë nëpër ture të ndryshme, ajo do t’i përkushtohet edhe një albumi të ri. Pra, ajo dëshiron që të ketë kohë dhe hapësirë vetëm për vete”.