Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 11:20

Nëse dikush do të raportonte se diçka mungon në Pallatin Mbretëror “Buckingham Palace”, Lady Gaga do të ishte personi i parë i dyshuar.

Në ceremoninë e organizuar në Los Angeles të djelën, Trevor Hero Award, Gaga ishte mbuluar me bizhuteri të stilit mbretëror. Atje ajo u nderua për punën e saj në ndihmë të të rinjve për të shprehur veten e tyre.

Lady Gaga është një admiruese e madhe e familjeve mbretërore, prandaj nuk është aspak çudi që ajo imiton stilin e tyre. Por ky sharm ‘mbretëror’ i saj nuk ka për të zgjatur gjatë. Me siguri së shpejti do e shohim duke dalë për gjah me pushkë në dorë dhe kapele të sheshtë princeshash. (LajmeShqip.com)