Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 13:50

Ylli i muzikës, Lady Gaga, edhe njëherë “përkohësisht ka mbyllur” profilin e saj në Twitter.

Këngëtarja e hitit “Mother Monster” ka befasuar 39 milionë ndjekës duke postuar një mesazh ku deklaron se ajo nuk do të postojë për një kohë, dhe se do tërheqë profilin e saj.

“Faqja komunikuese është mbyllur përkohësisht. Ju lutem kontrolloni sërish për risi”, shkruhet në faqen e saj.

Fansat besojnë se kjo është për shkak se Gaga është fokusuar për të promovuar albumin e saj të ardhshëm.