Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 15:00

Këngëtarja amerikane, Lady GaGa dhe i dashuri i saj, aktori Taylor Kinney duket se sëbashku po shkojnë më së miri.

Çifti i cili ka një raport prej shtatorit të vitit të shkuar duket të ketë një lidhje perfekte. Ata janë njohur në shesh xhirim, kohë kur këngëtarja ka qenë duke realizuar videon e “You And I”, ndërsa partneri i një ndër këngëtareve më të suksesshme të momentit, aktori Kinney është i njohur për publikun me rolin e Mason Lockwood në filmin “Vampire Diaries”.

Raporti i tyre ka qenë tepër intensiv dhe që në nisje të lidhjes kanë zgjedhur të jetojnë bashkë. Por tani angazhimet e tyre me punë do t’i largojnë nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë. Dhe prandaj, Lady Gaga është duke krijuar një libër kujtimesh, të ilustruar me fotografi të përditshmërisë së tyre dhe kujtime e dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Gaga ka preferuar që t’ia bëj dhuratë të dashurit të saj, që sa herë ai të ketë mall për të, të shfletojë librin e kujtimeve të tyre. (LajmeShqip.com)