Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 05:53

Ka krahasuar veten duke e quajtur kёngёn e Madonnёs ‘me tё meta mendore’.

New York, 22 Prill – Vetëm një ditë pasi ka quajtur plagjiaturën e madonnёs si “me tё meta”, Lady Gaga ka kërkuar ndjesë për përdorimin e fjalës fyese.

Ajo ishte akuzuar për kёngёn e saj të fundit ‘Born this Way’ se kishte kopjuar versionin ideollogjik tё ‘Express Yourself ” nga Madonna.

Nё njё intervistё ajo ishte shprehur:

“Unё kam shkruar dhe kompozuar muzikё prej kohёsh. Pёrse do tё pёrpiqesha tё kopjoja diçka tё dikujt tjetёr? Diçka si me tё meta, tё dikujt tjetёr? Gjёja mё qesharake qё mund tё mё pyesnit ndonjёherё…”

Ka mjaftuar kjo fjalё dhe sulmet ndaj saj nuk kanё reshtur. Ështё personi i dytё Vip qё nё historinё e medias pёrdor njё fjalё kaq ofenduese ‘me tё meta mendore’; e para qё e ka pёrdorur ka qёnё Jennifer Aniston.

Nё mbrojtje tё saj pёr New York Daily News, Gaga tha:

“Kёngёn ‘Born this Way’ e konsideroj pjesё tё jetёs time dhe muzikё pёr kufijtё e dashurisё dhe pranueshmёrisё. Kёrkoj ndjesё qё nuk kam folur qartё. Pёr kёdo qё ёshtё lёnduar, ju bёj me dije se ishte njё zemёrim i paqёllimshёm. Njё gabim i ndershёm qё vjen nga ndershmёria.” (LajmeShqip.com)