Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 17:21

Washington – Lady Gaga do të mblidhet të martën e ardhshme me disa anëtarë të administratës Obama në Shtëpinë e Bardhë për të debatuar mbi punën që ajo ka ndërmarrë, për të parandaluar ngacmimet në shkolla, ose “bullying” siç njihet në SHBA.

Edhe pse këngëtarja do të udhëtojë në Washington, nuk do të ketë mundësinë të takohet me Barack Obamëm pasi ai ndodhet në Kansas për të mbajtur një fjalim mbi ekonominë amerikane.

Sipas “Huffington Post”, Shtëpia e Bardhë llogarit se 13 milionë nxënës vuajnë ngacmimet e shokëve gjatë arsimimit të tyre. Ky numër është sa 1/3 e numrit të përgjithshëm të studentëve në Amerikë.