Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 15:29

Këngëtarja e famshme amerikane Lady Gaga ka lëshuar një ‘bombë’ gjatë intervistës së saj në një radio spanjolle.

Gjatë intevistës në radion Ibiza, ajo dje ka thënë, “Dua të kem një fëmijë nga një italian, mundësisht nga një donator sperme nga Siçilia”.

Babai i Gagës, Joseph Germanotta, është me origjinë nga një fshat i Siçilisë, Naso, dhe si duket për shkak të genit të saj të hershëm siçilian ajo dëshiron ta ketë të tillë edhe fëmijën e saj.

Por a ka qenë ky pohim një lajm bombë për të dashurin e tij, bukuroshin e serialit Vampire Diaries, Taylor Kinney, me të cilin këngëtarja është duke mbajtur një lidhje që në muajin qershor. Thuhet se Gaga dhe Taylor po planifikojnë që të nisin të bashkëjetojnë shumë shpejt. (LajmeShqip.com)