Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 20:36

Pas shumë kohë pritjeje, krijuesi i serisë televizive “American Horror Story”, Ryan Murphy, ka treguar se Lady Gaga do të luajë rolin e një biseksualeje.

Këngëtarja e njohur, do të luajë rolin e një pronareje të hotelit që ka “një plan të ligë” dhe që është në lidhje me një karakter mashkull dhe një karakter femër, raporton “Entertainment Weekly”, transmeton koha.net.

“Falë Gagas, ky sezon pritet të jetë më i nxehtë në krahasim me të gjithë sezonet e kaluara”, ka deklaruar Murphy.

Kjo është seria e pestë e “American Horror Story”, ndërsa Gaga, që do të debutojë në serinë e njohur televizive incizimet i ka filluar të hënën.

Gaga, emri i vërtetë Stefan Germanotta, ka pasur paraqitje filmike edhe në “Machete Kills” dhe “Sin City: A Dame To Kill For”.