Këngëtarja Lady Gaga do të duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzën që rëndon ndaj saj nga një shtëpi ligjore në Miçigan të Amerikës. Akuza i referohet shitjes së byzylykëve We pray for Japan’, të ardhurat prej të cilave ishin destinuar për viktimat e tërmetit dhe tsunamit, që përpara tre muajsh tronditën Japoninë.
Sipas akuzës, këngëtarja nuk ia ka kthyer të ardhurat nga këto shitje kompanisë, por disa prej tyre i ka ‘futur në xhepin e saj’. Kjo sipërmarrje konsistonte në shpërndarjen e këtyre byzylykëve me postë, ku nga 10 dollarë që ishte kostoja totale, 4 dollarë ishin shpenzime vetëm për zarfet dhe pullat postare dhe pjesa tjetër mbetej për bamirësi.
Paditësit, gjithashtu, pretendojnë se Gaga nuk i ka kthyer asnjëherë as 5 dollarë të vetëm nga shitjet!
Në qoftë se kjo do të rezultojë e vërtetë do të ketë një ndikim shumë negativ në imazhin e këngëtares.
Nëse kjo akuzë ka marr shkas nga fakti që Gaga ka hyrë me 5 milion dollarë borxh, mbetet të vërtetohet. (lajmeshqip.com)