Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 21:31

Janё thёnё dhe shkruar pёr tё sa nuk di kujt t’i besosh!

Por kёsaj here, ai qё flet pёr Gagёn ёshtё gazetari Ian Halperin i cili i intervistuar nga ‘Star Magazine’ ka thёnё:

“Kam 1 vit qё investigoj mbi kёngёtaren dhe kam zbuluar disa gjёra pёr tё qё as nuk do t’i kishte shkuar ndonjёherё ndёr mёnd.

Shumё prej presonave qё e kanё shoqёruar nё ture mё kanё treguar se ajo pothuajse nuk han fare pёr javё tё tёra, me qёllim qё tё arrijё masёn e njё kostumi tё caktuar. Madje njё mik mё ka thёnё se Gaga shihet me orё tё tёra nё pasqyrё duke analizuar trupin e saj dhe duke i bёrё autokritikё. Fiksimi i saj ёshtё deri nё atё fazё sa mund tё quhet jo i shёndetshёm.”

Rrёfimi i kёtij gazetari pёrkeqёsohet mё shumё kur tregon kartelёn klinike qё Gaga ka pёr sёmundjen lupus. Kjo ёshtё njё sёmundje e rrallё por kronike qё prek organe dhe pjesё tё ndryshme tё trupit. Kёtё gjё e ka pranuar edhe vetё Gaga. Nё lidhje me sёmundjen e saj, ai ka treguar mё tej:

“Situata pёr tё ёshtё mё keq nga çfarё e kemi menduar ne. Njё nga arsyet qё pse Gaga vesh paruke dhe trukohet shumё, ёshtё pёr tё mbuluar pullat e kuqe, tё cilat janё efektet anёsore tё sёmundjes sё lupus-it.”

Urojmё qё gjёndja e saj tё mos jetё kaq dramatike. (LajmeShqip.com)