Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 16:31

Burim Jusufi, shqiptari i cili ka lindur në Zvicër e që po ndërton karrierë si valltar në SHBA, ka treguar ndjesinë e të qenit valltar i këngëtares së famshme Rihanna.
Djaloshi nga Shkupi, por i rritur në Zvicër, kishte filluar pasionin e tij për muzikën duke u marrë me “Break dance”, dhe tash është shndërruar në një valltar profesionist dhe ka nënshkruar një kontratë vjetore me “Cirque du Soleil” në Las Vegas.
Në vitin 2011 ai triumfoi në mesin e 600 konkurrentëve nga e tërë bota dhe u bë valltari kryesor i Rihannas duke e shoqëruar atë në turneun në Australi, kohë të cilën e kujton me kënaqësi.
“Të vallëzoja për Rihanna-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë ne kujtesën time, sepse ajo është ndër artistët më të mëdha botërore. Ishte ndjenjë madhështore të jesh në skenë të tillë dhe me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmi që më tregoj që jam duke përparuar shumë si valltar”, ka thënë Burimi në një intervistë për Zëri.