Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 10:44

Një tërheqje thuajse një vjeçare nga ekrani duket se i ka shërbyer më së miri për të pushuar dhe për t’u marrë me veten.

Prezantuesja Arbana Osmani vijon pushimet e saj në jug. Ajo poston në Instagram një fotografi ku shihet buzë detit, e veshur me një fustan të hollë dhe të shkurtër dhe me kapele në kokë.

“Shtator i ëmbël”, shkruan Arbana bashkëngjitur fotografisë, ku duket mjaft bukur.

Në muajin mars Arbana solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero.