Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 23:04

​Bukuroshja Morena Taraku po shijon në maksimum pushimet.

Madje këto nuk janë pushimet e vetme, ajo ka realizuar disa sosh deri më tani.

Dhe derisa pushon e relaksohet për qejfin e saj, Morena gjithashtu kujdeset që për fansat e saj të sjellë foto të ndryshme.

Ajo ka postuar shumë foto, ku ekspozon trupin e bukur në bikini, e shpeshë herë duke zbuluar edhe më shumë, duke bërë që fansat të ‘cmenden’ me pamjen e saj.

Se është e lumtur me luksin që e rrethon, shihet edhe në foton e fundit që ka postuar në Instagram, ku fytyra e saj shkëlqen nga e qeshura.