Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 11:57

Kanë filluar zyrtarisht kërkimet për aktoren që do të interpretojë rolin e Amy Winehouse. Stacionet televizive kanë qenë në kontakt me familjarët e yllit të ndjerë, duke  kërkuar pëlqimin e tyre për të realizuar një film serial të biografisë së saj.

Familjarët e saj janë shprehur: “Dëshira jonë është që aktorja të mos i ketë më shumë se 30-vjet dhe ajo ta dëshirojë këtë rol.”

Por, gjëja kryesore është që të merret mbështetja financiare nga kompanitë producente të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë vetëm disa prej tyre po tregojnë interes që tani, pasi është e sigurtë që ky film do të jetë një burim i madh parash. Fama e Amyt do ta bëj filmin një sukses shumë të madh kinematografik.

Gjithsesi, kush do që do të marrë rolin e Amyt duhet ta dijë që nuk ka për të qënë aspak e lehtë për t’ju afruar asaj nga ana e potencialit vokal. Dhe sigurisht që përveç kësaj do të ketë disa kërkesa të vështira për aktoren që të ndryshojë peshën e fizikut dhe të shnërrohet pothuajse në një gozhdë, pra të shndërrohet në të gjitha pamjet fizike të ndryshme që ka kaluar Amy.

Përpara disa kohësh këngëtarja Lady Gaga kishte shprehur dëshirën për të interpretuar rolin e saj, pasi mendonte që i ngjasonte, aq sa kujtonte se në fillim të karrierës së saj njerëzit e ngatërronin rrugës për Amyn. Por, nëse do të merret parasysh apo jo kërkesa e Gagës, mbetet të zbulohet. (LajmeShqip.com)