Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:15

Tani qё dasma mbretёrore ka pёrfunduar, kush ёshtё bileta mё e dёshiruar nё botё? Finalja e NBA-sё? Kupa e Botёs nё Rio?

Po sikur t’ju themi qё nuk ёshtё asnjёra prej tyre?

Sipas BBC, njё million njerёz kanё aplikuar pёr tё parё njё ngjarje qё nuk ka tё bёjё me Tom Brady, LeBron James apo Lionel Messin.

Dhe ky eveniment kaq shumё i kёrkuar do tё zgjasё vetёm 10 sekonda!!!

Mos u habisni. E kemi fjalёn pёr finale e 100 metёrshit pёr burra qё do tё mbahet nё gusht nё Londёr. Vrapimi ka qёnё gjithnjё njё ngjarje me rёndёsi pёr Olimpiadёn Verore, por kjo e kёtij viti ёshtё mё e mezipritura dhe kjo pёr shkak tё njё njeriu.

Çdo tifoz i sportit nё botё nuk do e linte vёndin bosh nё stadium as pёr njё million dollar, pёr tё parё Usain Bolt qё tё mundё rekordin e tij botёror prej 9.69 sekondash, tё vendosur nё Lojёrat e Pekinit nё 2008.

Pёr Kupёn Botёroro nё Afrikёn e Jugut nё 2010, 1.6 milion njerёz aplikuan pёr njё tur qё zgjaste njё javё. Por kёtё herё ёshtё ndryshe. Bёhet fjalё vetёm pёr njё garё.

Boilt i cili ёshtё 25 vjeç, megjithёse do tё garojё kundra shtatё atletёve tё tjerё, ai realisht do tё garojё kundra kufijve tё kapaciteteve njerёzore dhe vetё vetes sё tij.

Shumё njerёs thonё qё Lojёrat e 2012-ёs do tё sjellin pёrgjigjen dhe se Bolt do tё thyejё rekordin e njё gjenerate tё tёrё.

Mё poshtё mund tё shikoni garёn nё lojёrat e Pekinit tё 2008 ku Bolt krijoi njё rekord tё ri pёr vrapin 100 metёrsh.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qslbf8L9nl0