Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 09:44

Ndonjëherë femrat gënjejnë, bëjnë sikur rrëmbehen por pa e ndjerë absolutisht mashkullin përkrah tyre. Por kur dashuria i bashkon me një mashkull që di t’i bëjë të dridhen, që di të shkundë me dorë të sigurt e të sprovuar apatinë e zakonshme, e t’i ngrejë papritur në atë atmosferë të zjarrtë çmendurie në të cilën bën të harrojnë veten e tyre, atëherë femrat nuk gënjejnë më.

Thirrjet e tyre të dalldisura, gjestet e tyre të ëmbla, janë thellësisht me pasion të sinqerta. Në këto momente ato e dashurojnë mashkullin që i qëndron pranë me tërë forcën e instinktit të tyre; asnjë mashkull tjetër s’ekziston më për to, janë besnike për të, të tijat me gjithë shpirt.

E keqja është se meshkujt e zotë që krijojnë tek femrat këtë transformim, të zotë të nxjerrin nga sensibiliteti i tyre këtë britmë sinqeriteti, megjithëse të gjithë mbahen joshës të parezistueshëm, janë të rrallë, mjaft të rrallë. Femra që takon një mashkull të tillë quhet femër me fat. Të shumtët që mund të takosh janë bajatë, që mund t’i urresh ose t’i mëshirosh… (LajmeShqip.com)