Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 14:15

Ermal Fejzullahu ka publikuar një fotografi të babait të tij, këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe këngëtares Dhurata Dora , në profilin e tij në “Instagram”.

Kjo fotografi është shumë e vjetër, dhe është bërë në kohën kur Dhurata ishte fëmijë, ndërsa Sabriu shumë vite më i ri, transmeton Telegrafi.

Voglushja simpatike, e cila në atë kohë vraponte për t’u fotografuar me këngëtarin e saj të preferuar, mbase nuk e ka menduar se pas disa viteve do të jenë kolegë.

Sot Dhurata është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe me idhullin e saj ndajnë të njëjtën skenë, duke ndezur publikun shqiptar kudo që performojnë.