Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 20:02

Këngëtarja, Katy Perry, në një intervistë për mediat britanike ka rrëfyer detajet më intime të jetës së saj. Kjo bukuroshe mes tjerash ka treguar edhe për moshën dhe vendin ku e ka humbur virgjërinë. Ajo me këtë rast ka deklaruar se ishte vetëm 16-vjeçare kur ka bërë seks për herë të parë dhe atë në ulësen e përparme të veturës.

“Bëhej fjalë për një veturë ‘Volvo Sedan’. Derisa bëja seks me të dashurin tim të atëhershëm, i dëgjoja këngët nga albumi i Jeff Buckley, ‘Grace’. Prandaj e adhuroj këtë këngëtar”, ka deklaruar Katy. Ajo gjithashtu ka folur rreth asaj se si i është lutur Zotit t’ia rriste gjinjtë, në mënyrë qëkur të shtrihej në shtrat, të mos mund t’i shikonte shputat e këmbëve të saj, për të cilat thotë se janë të tmerrshme. “Doja që gjinjtë e mi të ishin aq të mëdhenj, sa të mos isha në gjendje t’i shihja shputat e tmerrshme të këmbëve të mia. I lutesha Zotit të rriste gjinjtë e mi. Zoti ka dëgjuar lutjet e mia, por nuk kam menduar se situata do të jetë e tillë sa kur të shtrihem, gjinjtë e mi të arrijnë deri te kërthiza”, ka deklaruar ajo duke qeshur, shkruan sot gazeta Zeri

Në anën tjetër, ajo ka deklaruar se beson jashtëzakonisht shumë në jashtëtokësorë. “Besoj shumë në astrologji dhe nuk mendoj se jemi të vetëm në këtë gjithësi. Si mund të jemi aq të marrë sa të mendojmë se jemi të vetëm”, ka pyetur ajo.