Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 12:00

Los Angeles – Në një intervistë të dhënë, David Beckham ka treguar ëndrrën amerikane që po përjeton sëbashku me familjen e tij dhe kujton disa moment me VIP-a të tjerë që e kanë bërë të ndihet i ngazëllyer.

“Sa herë që kaloj nga Beverly Hills, më vjen të pickoj veten për të kuptuar se me sa fat jam që po jetoj në një vend kaq të bukur. Ne kemi bërë gjithnjë një jetë pothuajse normale. Të jetuarit në Kaliforni na ka pëlqyer shumë dhe tani prej atij vendi kemi kujtime shumë të veçanta. Përpara dy ditësh isha me fëmijët në makinë dhe kishim ndaluar në kryqëzim. Kur ktheva vështrimin nga dritarja pashë Al Pacinon që po ecte me djalin e tij të vogël. Ishte një moment sureal. Momente të tilla janë të mrekullueshme!

Më kujtohet edhe një rast tjetër: kisha shkuar për të parë ndeshjen e LA Lakers dhe isha duke pritur radhën në tualet, mbrapa derës. Kur dera u hap, prej saj doli Jack Nicholson dhe më tha “Është e gjitha e jotja David!”. Fillimisht u mrekullova që pashë Jackun, por pastaj u shastisa fare që ai më dinte edhe emrin!”

Tashmë Beckham është duke jetuar në Los Anngeles dhe duket se jeta atje i është përshtatur mjaft mirë familjes së tij. Në fund të nëntorit atij i përfundon kontrata me LA Galaxy dhe pa bërë një periudhë pushimi ai nuk e ka mendjen që të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen.

Ndihet me fat që në këtë moshë vazhdon të jetë ende shumë i kërkuar, por ëndrra e tij është që të blej një skuadër futbolli, në vend që të bëhet menaxher apo trajner. (LajmeShqip.com)