Lajme Shqip Friday, 04 September 2015 09:02

 

“Herët a vonë” ishte videoprojekti i fundit muzikor i Albërie Hadërgjonajt.

Prezantimi i fundit në ndonjë festival ishte ai para dy vjetësh te “Top Fest”-i, ku me baladën “Asnjëherë” u prit shumë mirë dhe ishte parë si pretendente për ta fituar festivalin. Ani pse kjo nuk kishte ndodhur, Hadërgjonaj nuk mbeti pa çmim, pasi rrëmbeu atë për baladën më të mirë.

E ka kohë që Hadërgjonaj nuk u pa më në skenë me diçka të re, raporton emisioni Express i KTV-së.

Këngëtarja e njohur mbase po bënë një pauzë sa u përket krijimeve të reja, por jo edhe në pjesën tjetër. Kjo pasi, nga ajo çfarë është parë nëpër rrjetet sociale, ajo ka qenë e pranishme nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Kështu pra, edhe këngëtarja Hadërgjonaj, e cila deri vonë është njohur si këngëtare e festivaleve, po ndjek trendin e kolegëve të saj të tjerë, të cilët këto organizime po i shohin më shumë për përfitime materiale.

“Mirësia dhe e vërteta”, “Lozonjarja” “Vetëm ty”, “Kur nuk shkon, nuk shkon” e “Nderi Kombit”, mbesin disa nga këngët e suksesshme të Albërie Hadërgjonajt.