Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 13:08

Sofje – Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov është në listën e futbollistit më të mirë të vitit 2011 në Bullgari, para sulmuesit të Manchester United, Dimitar Berbatov. 

Borisov (53 vjeçar) ka 41 për qind të votave, ndërsa Berbatov vetëm 25 për qind, shkruajnë mediat bullgare.

Kryeministri bullgar, i cili kohë pas kohe luan futboll si anësor i majtë me ekipin e ligës së tretë Vitosh Bistrica nga Sofja, fillimisht nuk gjendej në listë por u fut me iniciativën e tifozëve.

Vendimin përfundimtar do ta marrin gazetarët, të cilët në listën prej 20 kandidatëve do të zgjedhin futbollistin e vitit.