Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 22:21

Tentativat e saj për të depërtuar në tregun amerikan kanë bërë që të guxojë dhe të tregojë sa më shumë pjesë intime në projektet e reja.

Kristinë Elezaj, shqiptarja e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se po mundohet me çdo kusht të kapë atë që dëshiron, edhe pse është shfaqur shpesh në evente të rëndësishme e deri më tani ka realizuar tetë projekte gjigante në sferën e muzikës.

Ishte viti 2008 kur ajo u shfaq për herë të parë në skenën muzikore atje me këngën ‘’Always’’ dhe një vit më vonë lançoi këngën ‘’Let you know’’ për të bërë “boom” më pas në po të njëjtin vit me këngën ‘’Living dream’’.

Gjatë këtij viti Kristinë, pasi lansoi më herët këngën ‘’Freakshow’’, ka pak ditë që ka hedhur në treg këngën e re me klip ‘’Echo’’, që pritet t’i sjellë asaj pak më shumë popullaritet, pasi tregon shumë intimitet duke u shfaqur komplet nudo.