Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 17:25

Burri i Kim Kardashian ka patur një takim të vështirë me ish të dashurin e saj, i cili ka nxjerrë në shitje kasetën me filmimet seksuale me gruan e tij.

Këngëtari i R&B, Ray J, ka filmuar veten e tij me të dashurën e tij në atë kohë në skena të ndryshme seksuale, klip të cilin ja ka shitur një personi anonim pasi është ndarë nga Kimi.

Gjatë udhëtimit të tij nga L.A. për në New Orleans, thuhet se Kris ka takuar për herë të parë ish të dashurin famëkeq të Kimit. Basketbollisti Kris ka qënë në bordin e fluturues të Delta Airways kur Ray i është bashkëngjitur bordit të udhëtarëve gjatë një ndalese në Minneapolis. Mësohet se pasi Ray ka zënë vëndin e tij, Kris është çuar nga karrigia e tij dhe është pozicionuar përballë këngëtarit të R&B.

Disa momente më vonë Ray i është afruar duke e përgëzuar për martesën me ish të dashurën e tij. Për shkak se Kris ka bërë sikur nuk e njihte ai i ka thënë: “Hajde… ti e di shumë mirë se kush jam! Dua vetëm të të përgëzoj.”

Dhe atëhere Kris i është përgjigjur: “Ah, po, po! Më vjen keq… po e di se kush je!” i ka thënë me përbuzje.

Personi që tashmë zotëron këtë kasetë e ka nxjerrë në shitje për 18 milion dollarë. Klipi erotik i filmuar në 2007 prej 39 minutash dhe i filmuar në një dhomë hoteli ka tërhequr 300 mijë shikues deri tani, të cilët kanë bërë pagesë mujore për ta parë.

Shumë kush mund të pyesi: përse Kim nuk po e blen vetë kasetën për ta bllokuar postimin e saj për publikun? Fakti është se pronari i atij filmimi, për Kimin ka vendosur një shifër marramëndëse, dhe madje të gjithë personat që janë ofruar deri tani për ta blerë këtë kasetë janë investiguar prej tij nëse janë ndërmjetës të Kimit apo jo.

Çështja e klipit të saj erotik, për një ndër familjet më pasanike në Amerikë, Kardashian, është kthyer në çështje biznesi. (LajmeShqip.com)