Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 14:10

Prishtinë – Ka qenë vetë Dafina që konfirmoi ndarjen e saj me Krenarin pak ditë më parë në emisionin Prive, duke thënë se ndarja e tyre ishte diçka e normale meqënëse ndonjëherë lidhja arrin në një fazë kur ndjenjat fillojnë të zbehen.

Por sipas Editorial, arsyeja e ndarjes së saj nuk ka qenë thjeshtë zbehje ndjenjash, por tradhëtitë e Krenarit, të cilat ajo nuk mund t’i falte më! Burimet e këtij editoriali thonë se arsyeja e ndarjes së tyre përfundimtare ka qenë tradhëtia e Krenarit me një vajzë polake në plazhet e Ulqinit, gjatë sezonit të verës.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve të mëdha në jetën e saj, si personale po ashtu edhe profesionale, ajo ka premtuar se do të dalë në treg së shpejti albumi i saj, megjithëse nuk ka përmëndur data të sakta.