Lajme Shqip Saturday, 07 April 2012 11:00

Studimet e shumta kanë treguar dhe vërtetuar se ushqimi i varfër me kalcium sjell trashjen më të shpejtë, pasi qelizat yndyrore bëhen më të mëdha dhe më të yndyrshme.

Me shtimin e kosit në ushqim shpejtohet humbja e peshës dhe zvogëlohet barku!

Shkencëtarët kanë vërtetuar se nëse personat e shëndoshë konsumojnë kos pa yndyrë, humbin 22% më shumë peshë dhe 61% më shumë yndyrna trupore në krahasim me personat të cilët nuk marrin sasi të mjaftuara të kalciumit përmes ushqimit.

Personat që konsumojnë kosin humbin 81% më shumë yndyrë nga barku, sesa personat të cilët nuk e konsumojnë.

Një gotë kos pa yndyrë prej 180 gram, ju ofron mjaft proteina, mjaft vitamina B12, kalcium, zink dhe përbërës të tjerë ushqyes, të cilët është vështirë të gjinden në një lloj tjetër të ushqimit.

Kosi ka vetëm 140 kalori dhe është shumë i rëndësishëm në mirëmbajtjen e florës normale të zorrëve. (LajmeShqip.com)