Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 16:06

19 shtatori do të jetë data kur kantautori Korab Shaqiri, do ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tij gjashtëvjeçare me të dashurën, Lulkaçela Jashari, bën të ditur emisioni “Express Summer”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisionin veror të KTV-së “Flladi”, duke thënë se ka ardhur koha që të bëjnë ndryshime në jetën e tyre si çift.

Me këtë rast, Korabi nuk hezitoi të japë detaje, sa i përket ceremonisë martesore. Ai bëri të ditur se nuk e kanë në plan të bëjnë dasmë të madhe, por që do të jetë diçka intime vetëm më familjarë dhe miq.

19 shtatori do të jetë data kur kantautori Korab Shaqiri, do ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tij gjashtëvjeçare me të dashurën, Lulkaçela Jashari.

E sa i përket muzikës, Shaqiri është duke e shijuar suksesin e këngës “Shokët e mi”, të cilën e solli edhe me videoklip në fillim të muajit korrik.