Lajme Shqip Thursday, 11 July 2013 19:51

Korab Jetishi do t’i thotë lamtumirë beqarisë këtë muaj, pasi do të lidhë kurorë me të fejuarën e tij Gentiana.

Dasma e Korabit, i cili është djali i vetëm i këngëtarit të njohur të muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, mësohet se është caktuar më 25 korrik.

Ceremonia do të zhvillohet në restorantin “Xeni Imperial”, restorant i hapur së fundi nga vet Shkëlzen Jetishi.

Por, veç martesës, Korabi ka edhe një lajm më të gëzueshëm, edhe pse të pakonfirmuar ende. Ai dhe e fejuara janë duke pritur fëmijën e parë të tyre, që edhe ka nxitur dyshen të përshpejtojnë planet për martesë.