Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 08:21

Lady Gaga me kopertinёn e albumit tё saj renditet e para ndёr mё tё shёmtuarat

Tё djelёn nё mёngjes, Lady Gaga zbuloi pёr publikun kopertinёn e albumit tё saj tё ri ‘Born this Way’. Njё pamje qё i ka lёnё pa fjalё edhe fansat e saj!

Dihej qё Lady Gaga ishte tip i çuditshёm, por edhe kaq sa tё personifikohej gjysёm njeri – gjysёm motoçikletё, nuk pritej! Madje njё adhurues i saj pёr PopEater e ka cilёsuar si tё shpifur. Duket mё shumё si ndonjё fotoshop i bёrё nga ndonjё adhurues se sa njё kopertinё zyrtare pёr njё kёngёtare profesioniste!

Dhe pikёrisht nga njё sondazh i bёrё kёto ditё se kush ishte kapaku i albumit mё i shёmtuari nё histori, Lady Gaga mban vendin e parё. Mbas saj renditen Beatles “Yesterday and Today”, Prince “Lovesexy”, Scissor Sisters “Night Work” dhe, Michael Bolton me “Michael Bolton”.