Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 08:22

Kontrata e parë profesionale e rok grupit muzikor Beatles, do të dalë në shitje në ankandin e Sotherbys, “Rock and Pop”, dhe vlerësohet të arrijë vlerën e 340 mijë euro.

Rok grupi nga qyteti i Liverpoolit kontratën e parë e kishin nënshkruar me menaxherin Brian Epstein, transmeton Koha.net. Kontrata ishte nënshkruar përkundër që Paukl McCartney e kishte nervozuar Epsteinin, duke arritur me vonesë në një takimet e tyre.

Marrëveshjen në atë kohë e kishin nënshkruar disa nga prindërit e grupit, pasi ata nuk kishin të drejtë ligjërisht të nënshkruajn atë marrëveshje, pasi ishin të rinj, raporton Nme.

Ankandet e Sotherbys, tashmë kanë një histori mjaft të suksesshme, pasi kanë shitur edhe gjëra të tjera të vlefshme të yjeve si: Tekstet e John Lennonit (1.2 milion), letrat e Mick Jaggerit shkruar Marsha Hunt (187 mijë), manuskriptet e Bob Dylanit, dhe veshje të Elvis Presleyt etj.

Ankandi do të mbahet më 29 shtator në Londër, kurse të gjitha gjërat që do të jenë në ankand do të mund t’i shihni katër ditë më herët.