Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 12:46

Bukuroshet konkurente në Miss Universin 2011 janë mbledhur të gjitha së bashku për të marrë mësime kërcimi. Me siguri në programin televiziv të këtij spektakli do të jetë edhe vallëzimi samba, përderisa vajzat janë angazhuar në mësimin e këtij kërcimi.

Dje, gjatë orëve të tyre të mësimit në shkollën e sambës ‘Rosas de Ouro’ në Sao Paulo të Brazilit, konkurentet duket se janë argëtuar shumë.

60 vjetori i konkursit të bukurisë do të mbahet më 12 shtator. (LajmeShqip.com)