Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 09:57

Pas disa javё spekulimesh dhe heshtjeje nga Pallati Elysee, Franca mori sinjalin e qartё qё zonja e parё Carla Bruni ёshtё shtatzёnё kur gazeta gjermane “Bild” citoi konfirmimin nga vjehrri  i saj.

“Unё jam i kёnaqur qё do tё kem mbase njё mbesё,” tha babai i Nicolas Sarkozy, Pal Sarkozy. “Ata tё dy nuk duan ta dinё gjininё pёrpara se tё lindё, por unё jam i sigurtё se do tё jetё njё vajzё dhe e bukur si Carla.”

Ndёrkohё Bruni 43 vjeçe, as nuk e ka konfirmuar por edhe as nuk e ka aprovuar lajmin pёr shtatzёninё e saj.

Nё njё ontervistё nё televizionin TF1 tё hёnёn, ajo ёshtё kapur kalimthi nga kameramani, ku mbasi ka pёrfunduar intervista rreth punёs sё saj, prezantuesi Jean-Pierre Pernaut i tha: “Unё e di qё ju nuk e duroni dot kur njerёzit flasin pёr jetёn tuaj private, por unё dua vetёm t’ju pёrgёzoj,” pa e specifikuar arsyen.

“Pёrgёzime edhe pёr ju,” u pёrgjigj zonja Bruni me njё buzёqeshje tё zёnё ngushtё.

Zonja e parё vetёm sa i ka ushqyer mё tej thashethemet pёr shtatzёninё e saj duke mos u shfaqur nё Festivalin e Filmit nё Kanё, nё mbrёmjen e shfaqjes sё filmit “Midnight in Paris” nga Woody Allen, nё tё cilin ajo kishte njё rol dytёsor. Mungesёn e saj nё kёtё eveniment e ka justifikuar pёr arsye personale dhe profesionale.

Gjithashtu gazeta “La Stampa” ka thёnё se disa tё ftuar qё kishin qёnё pёr drekё tek mamaja e Carlёs, Marisa Bruni Tedeschi nё Itali, kishin thёnё se mamaja e saj kishte lёnё pёr tё nёnkuptuar se prisnin njё fёmijё.

Tё pyetur rreth deklaratёs sё Pal Sarkozy, zёdhёnёsi i Pallatit Elysee ёshtё pёrgjigjur me formulёn standarte: “Elysee nuk bёn asnjё koment nё lidhje me çёshtjet private.”