Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 14:30

Tё premten ёshtё mbajtur koncerti i fundit qё i ёshtё dedikuar Amyt. Nё klubin e saj tё preferuar tё jazzit, nё Oxford Street, janё mbledhur tё gjithё miqtё e saj tё afёrt sёbashku me babain, nёnёn dhe tё dashurin Reg.

Ata janё mbledhur pёr tё kujtuar dhe festuar jetёn e saj.

Babai i saj Mitch iu ngjit podiumit pёr tё kёnduar edhe disa kёngё tё preferuara tё saj, veçanёrisht tё Frank Sinatrёs.

Sipas burimeve tё “The Sun” ishte njё mbrёmje vёrtetё prekёse pёr tё gjithё ata qё e kishin Amyn afёr nё zemёr. Ata kanё kёnduar kёngёt e preferuara tё saja, kanё ndarё kujtime tё bukura dhe argёtuese rreth saj dhe janё mbledhur tё gjithё sё bashku pёr t’u lutur pёr tё.

Gjithashtu, atё ditё, familjarёt ishin mbledhur nё shtёpinё e saj pёr tё kujtuar Amyn, ashtu siç e kёrkon edhe tradita hebreje. Madje, babai i saj ka marrё disa rroba tё Amyt dhe ka dalё pёr t’ia dhёnё fansave tё saj qё rrinin ende jashtё shtёpisё.

Amy Winehouse vdiq nё moshёn 27-vjeçare, mё datёn 23 korrik, ku motivet e vdekjes nuk bёhen ende tё ditura. Pёrgjigjet e analizave mund tё dalin deri pas katёr javёsh, por ndёkohё mjekёt thonё se arsyeja e vdekjes mund tё ketё qёnё mungesa e alkoolit nё organizmin e saj. Mjekёt e kishin kёshilluar qё tё hiqte dorё gradualisht nga alkooli dhe ajo ndryshe nga kёshillat e mjekёve, hoqi dorё nga alkooli nё mёnyrё radikale. Qё prej tre javёsh ajo nuk kishte konsumuar aspak alkool, gjё tё cilёn organizmi i saj nuk mundi dot ta pёrballonte. (LajmeShqip.com)