Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 14:29

Daria Werbowy, modelja kanadaze ka pozuar për koleksionin pranveror të firmës së njohur italiane Stefanel. E fotografuar nga Mario Testino, firma italiane Stefanel si duket këtë herë ka goditur në shenjë.

Vajza që shfaqet tek fotot e këtij koleksioni është shumë e sofistikuar, e zgjuar dhe totalisht e dashuruar me modën. Për më tepër ajo ka stilin e saj dhe shumë lirshëm e gjen veten tek koleksioni pranveror i Stefanel-it.

Veshjet janë të mrekullueshme dhe kanë një kombinim shumë të ëmbël dhe të thjeshtë, që do të thotë se çdo femër mund ta gjejë veten lehtësisht tek ky koleksion i adhurueshëm. Për më tepër hidhini një sy fotografive.

(LajmeShqip.com)