Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 08:58

Akoma nuk e kemi zbuluar sekretin se si ajo arrin të na mahnitë me krijimet e saj të veçanta, ku një ndër këto krijime është edhe koleksioni vjeshtë, 2012.

Dizenjuesia ruse dhe fotografi nuk ndalën së ekspozuari siluetën e ëmbël femërore me veshje shumë elegante, të prodhuara nga copa të mrekullueshme, një ngjyrëshe, me lule ose dantella delikate të punuara me rrjetë.

Duke folur për stilin e saj të të dizenjuarit, Sergeenko tregon se frymëzimin e saj, ajo e ka marrë kryesisht tek fëmijëria e saj, nga karikaturat sovjetike, nga shtetet si Kazakistan dhe Rusia.

“Ajo që ka ndikuar më së shumti në frymëzimin tim ka qenë gjyshja ime, e cila gjithmonë vishte rroba të ngushta, bluza prej mëndafshi dhe pulovra të gjata deri në fund të këmbëve, të kombinuara me taka të larta.”

Koleksioni vjeshtë, 2012, prezantuar nga Sergeenko, përmban gardërobën e duhur për të gjithë ato njerëz që presin shumë nga ky koleksion. Funde të gjata, të ngjitur për beli, fustane të gjata, xhaketa, triko, pantallona, xhaketa të gjata të kombinuara me doreza, kapele, si dhe çizme lëkure të gjata deri në gju dhe të shkurtra, që do t’ju ndihmojnë të keni një stil unik.

(LajmeShqip.com)