Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 16:19

Çdo sezon dizenjuesit e Dsquared2 Dean dhe Dan Caten ja arrijnë gjithmonë të surprizojnë audiencën me stilin e tyre të këndshëm dhe flirtues. Edhe pse Dsquared2 preferon veshjet kazuale, këtë sezon Dan dhe Dean preferuan të anonin më tepër tek stili i sofistikuar, duke miksuar stilin bashkëkohor me stilin “vintage”.

Sfilata e modës u organizua në një ambient shumë të këndshëm. Pasarela ishte e dekoruar me detaje të vogla që bënin diferencën dhe që shkonin për shtat me stilet e veshjeve.

Kombinimet e ngjyrave janë të shumëllojshme dhe shumë të këndshme!

(LajmeShqip.com)