Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 09:11

Kerin Rose është një ndër profetet e dizenjimit të aksesorëve për momentin. Punimet e saja janë shumë të kërkuara nga kameleonët e stilit që nuk kanë frikë të eksperimentojnë me look-un e tyre.

Lady Gaga dhe Rihanna janë disa nga VIP-at që i adhurojnë aksesorët e Kerin Rose.  Koleksioni i syzeve Pranverë 2012 nga A-Morir janë të domosdoshme nëse edhe ju dëshironi të njiheni si një ikonë mode.

I gjithë koleksioni është kaq unik, saqë është tepër e vështirë ose më mirë të themi e pamundur të gjesh dy modele syzesh që janë të ngjashme me njëra tjetrën. Për më tepër hidhini një sy fotogalerisë që kemi përgatitur për ju!

(LajmeShqip.com)