Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 15:04

Zara sapo ka zbuluar veshjet e saj për muajin e ardhshëm duke bashkëpunuar me modelen Kasia Struss. Me sa duket, firma e njohur spanjolle ka gjetur formulën e duhur duke prezantuar shpesh herë koleksionet e saj me rrobat më të preferuara për femrat që e dashurojnë modën.

Kush mund të paraqesë nëpër pasarela veshjet më të nxehta dhe të plotësojnë çdo dëshirë të femrave me çdo koleksion të hedhur në treg? ZARA sigurisht!

Duke filluar nga xhaketat e shkurtra prej lëkura dhe duke përfunduar tek këmishat me prerje shumë të thjeshta dhe me materiale mëndafshi, funde të shkurtra dhe fustane të ndryshme. ZARA gjithmonë do të mbetet një ndër markat më të preferuara në mbarë botën, si për çmimet e saj të arsyeshme, por edhe për materialet dhe stilet e saj unike.

(LajmeShqip.com)